
Ambiente Pune të Pastra dhe Profesionale
Një zyrë e pastër reflekton imazhin e kompanisë suaj dhe krijon një ambient më produktiv për stafin. Ne ofrojmë pastrim të rregullt dhe të detajuar për çdo zyrë – nga tavolinat e punës, dyshemetë, deri te dritaret dhe ambientet e përbashkëta.
Me staf të trajnuar dhe orare fleksibël, përshtatemi plotësisht me nevojat tuaja pa ndërprerë rrjedhën e punës. FIRME PASTRIMI PERLA ju garanton pastërti, rregull dhe një atmosferë të denjë për suksesin tuaj profesional.
Foto reale nga puna jonë
Pa filtra dhe pa foto stoku – këto janë punë që ekipi ynë ka bërë për klientët tanë.


Pyetje të shpeshta
A pastroni jashtë orarit të punës?
Po. Përshtatemi me orarin tuaj – mund të pastrojmë herët në mëngjes ose në mbrëmje, që puna juaj të mos ndërpritet.
A bëni pastrim zyrash pas ndërtimit ose rikonstruksionit?
Po. Para se të hyjë stafi, largojmë pluhurin e ndërtimit dhe lajmë dyshemetë, xhamat dhe sipërfaqet që zyra të jetë gati për punë.
A mund të bëjmë marrëveshje për pastrim periodik?
Po, për bizneset ofrojmë pastrim ditor, javor ose mujor sipas marrëveshjes.
Zgjidhni PERLA për një shërbim profesional dhe të besueshëm
Shtëpia juaj meriton më të mirën – meriton përkujdesjen tonë!
- Staf i trajnuar dhe i besueshëm
- Pajisje moderne dhe produkte cilësore
- Shërbim fleksibël sipas nevojave tuaja
- Respekt dhe kujdes ndaj ambienteve tuaja




